Spektakli i madh i Big Brother VIP Kosova solli një tjetër moment argëtues për banorët këtë javë.
Ata u përfshinë në një lojë kreative dhe sfiduese të zhvilluar në këndin e Etna Group, një nga hapësirat më të veçanta brenda shtëpisë.
Këndi i Etna Group, i cili reflekton standardin dhe cilësinë e lartë që kompania sjell në industrinë e ndërtimit, u shndërrua në një vend plot energji pozitive, ku banorët u sfiduan me lojëra argëtuese dhe interaktive.
Në oborr ishte shtrirë një dyshek, kushdo banor do të shtrihej dhe do të provonte të shënonte golë.
Kjo ishte sfida e javës së banorëve që ata e realizuan në këndin e Etna Group.
Me një histori të gjatë suksesi në ndërtimin e objekteve të standardit më të lartë, kompania përfaqëson një shembull frymëzues të përkushtimit ndaj cilësisë dhe inovacionit. /Telegrafi/