Site icon Telegrafi

Banorët e Big Brother VIP Kosova e nisin ditën mbarë, ëmbëlsohen nga Oriku dhe Andi

Banorët e shtëpisë më të ndjekur të momentit – Big Brother VIP Kosova e kanë nisur këtë të shtunë me diell në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pos motit me rreze dielli, banorët kanë pasur mundësinë të shijojnë një super mëngjes të përgatitur nga Oriku dhe Andi – “Choco Waffle”.

‘Nysat’ janë shprehur të lumtur dhe të befasuar me punën e mrekullueshme të dyshes, Orik dhe Andi, përkundër moshës së tyre të re.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Andi, Melisa dhe Burno kanë qenë të parët që i kanë provuar, gjersa kanë shprehur mirënjohjen e tyre për shërbimin nda dy djemt.

Lexo po ashtu Pyetet se a do të futej në Big Brother, Vesa Luma: Po të ishte shpërblimi tre milionë edhe mund ta konsideroj

Big Brother VIP kosova pati përndryshe një natë shumë të ngjedhur me zhvillime dhe debate mbrëmjen e së premtes mbrëma.

E larguara e kësaj jave ishte modelja durrësake, Vivien Thano, e cila nuk pati një biletë kthimi dhe u eliminua si banorja më pak e votuar gjatë javës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version