Spektakli i së martës në Big Brother VIP ka qenë i mbushur me befasi.
Në fund të spektaklit, modelja Beniada Nishani, është detyruar që në kutinë e pandorës të zgjedhë një sruprizë, e cila në anën tjetër do të afektonte banorët e tjerë të shtëpisë.
Ajo zgjodhi që ta marrë me vete surprizën, e cila ishte një pushim luksoz në Dubai dhe Maldive për të dhe familjarët e saj.
Në këmbim të zgjedhjes, banorët e tjerë është dashur që të flenë në oborr, ku temperaturat kanë qenë deri në minus dy gradë celcius.
Banorët të veshur me rroba të trasha, janë mbuluar me disa batanije për të mos e ndjerë të ftohtin, ani spse ka qenë pothuajse e pamundur.
Donaldi, Antonela, Beatrix dhe Meridiani kanë fjetur së bashku, gjersa e shpëtuar nga Beniada për ta kaluar mbrëmjen brenda shtëpisë së BBV ka qenë mikesha e saj, Einexhel. /Telegrafi/