‘Vëllai i Madh’ së fundmi i ka detyruar banorët e shtëpisë që të flenë në oborr.
Ata kishin vetëm pak minuta kohë për të mbledhur gjërat e tyre e për të dalë në arënen e ‘Supersport’.
Të njëjtit duket se nuk e kishin problem pasi deri vonë kanë ndenjur duke biseduar e bërë shaka me njëri-tjetrin.
Ata shpesh përballen me sfida e lojëra të ndryshme, e në disa raste janë paksa edhe më të vështira.
E fundit që u largua nga Big Brother është Egla Ceno për shkak të sjelljes dhe ofendimeve që ka bërë në vazhdimësi.
Veç aktores, nga programi më parë u përjashtuan edhe Sara Gjordeni e Klodian Duro.
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e këtij formati dhe situatat brenda ndryshojnë dita-ditës. /Telegrafi/