Telegrafi

Banorët e Big Brother kanë frikë se aktorët e humorit do të tallen me ta

Në bashkëjetesë me banorë të tjerë gjithmonë ka momente gazmore dhe qesharake, e nëse regjistrohesh 24 orë në 24 , atëherë krijohen edhe materiale për t’u përdorur për humor nga ata që të ndjekin nga jashtë.

Ky është shqetësimi që ka shprehur edhe Fiorentina ditën e sotme, teksa ka qenë shtrirë bashkë me Fotininë për të marrë rreze dielli.

Lexo po ashtu Fiorentina: Nuk martohem me ty, Olsi: O nëna e fëmijëve të mi

“Ne jemi bërë. Të betohem po nuk na patën nxjerrë te Portokallia”, ka thënë ajo, citon TCH.

Mirëpo, Fiorentina në fakt duhet të bëjë kujdes e të ruhet jo nga Portokallia, por nga Big Bastard, ku ajo është kthyer në një personazh thuajse në çdo javë.