Tre çiftet duhet të tregonin aftësitë e tyre në jetësimin e tre skenave të famshme nga tre filma të tillë.
I pari ishte çifti Danjel-Fotini, që sollën një skenë të shkëputur nga filmi “Laws of Attraction”.
Pas tyre, Lupçe dhe Katerina interpretuan provën më të vështirë, skenë nga filmi “Ëhen Harry met Sally”, ku Katerinës i duhej të bënte edhe një orgazëm të shtirur, çka shkaktoi edhe të qeshura në shtëpi.
Olsi dhe Fiorentina risollën një skenë të famshëm të filmit “9 ½ weeks”, me Mickey Rourke dhe Kim Basinger.
Në fund, Big Brother njohur përpjekjet e banorëve për të realizuar provat, por ajo nuk u kalua dhe një javë e vështirë me gjysmë buxhet i pret përpara.