Telegrafi

Banoret e Big Brother VIP, Einxhel dhe Beniada Jakic nuk ndalen së bëri ‘twerk’ në shtëpi

Foto: Top Channel

Kjo javë ka qenë shumë interesante në shtëpinë e Big Brother VIP.

Banorët e shtëpisë kanë vallëzuar vazhdimisht nën ritmet e këngëve të ndryshme, pasi edhe prova e javës ka qenë e lidhur me këtë pjesë.

Me t’u zgjuar në mëngjes, banoret Einxhel Shkira dhe Beniada Jakic, kanë filluar të kërcejnë “twerk”, nën ritmet e një kënge ritmike.

Ato kanë treguar aftësitë e tyre të vallëzimit, gjersa për t’i parë ato nga afër kanë shkuar edhe banoret Beatrix Ramosaj dhe Fifi.

Pasi kanë bërë “twerk” në dhomën e gjumit, Einxhel dhe Beniada e kanë ripërsëritur të njëjtën skenë edhe në oborr.

Të premten pritet të mbahet mbrëmja e radhës e spektaklit, ku një prej banorëve të nominuar, do të lërë shtëpinë.

Televotimi vazhdon të jetë i hapur dhe të nominuar janë: Graniti, Monika, Ilir dhe Sarah. /Telegrafi/