Site icon Telegrafi

Bankomatet po lënë arkëtarët pa punë

Procredit Bank ka larguar 86 punëtorë nga puna për shkak të hapjes së zonave automatike 24/7. Por ky veprim ka hapur mundësi për punësimin e 60 deri në 70 punëtorë të IT.

IT apo punëtoret e teknologjisë informative, do të jenë të kompanive të tjera, të jashtme, që do merren me mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e zonave 24/7.

Ndryshimet dramatike që janë duke ndodhur në teknologji dhe informacion, kanë filluar të sjellin efektet e para në bankat komerciale në Kosovë.

Procredit Bank, banka e parë e licensuar në Kosovë, ka ndërmarrë hapin e madh drejt ndryshimeve, duke hapur qendra apo zona ku qytetarët mund të shërbehen përgjatë 24 orëve, plotësisht automatike.
Këto ndryshime ‘ kanë marrë në qafë’ profesionin e arkëtarëve, pasi kanë dalë si tepricë teknologjike, por ka dhënë efekt në hapjen e vendeve të reja të punës në sektorin e teknologjisë informative apo IT.

Javën e kaluar Procredit Bank, ka larguar nga puna 86 punëtorë, kryesisht arkëtarë-e, por zonat e hapur 24/7, do të hapin 60 deri në 70 vende të reja pune, kryesisht IT apo teknologji informative, personeli i së cilës do merret me mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e zonave 24/7 do të bëhet nga kompani tjera private, të specializuar për këtë çështje dhe jo nga Procredit Bank. Zonat 24/7 në hapësirën e tyre kanë aparate ATM ku mund të tërheqësh para, të deponosh para, pagesën e të gjitha shërbimeve komunale, aparate për biznese ku mund të deponojnë qarkullimin e tyre ditorë, E Banking etj, etj.

`Jemi para ndryshimeve të mëdha teknologjike. Banka ose përshtatet me teknologjinë ose vdes. Menaxhimi i keshit nga degët e bankës po kalojnë në platformën teknologjike. Kjo normalisht që ka sjellë ndryshime stukturore. Banka nuk ka nevojë më për atë numër të arkëtarëve që ka pasur deri më tani”, tha zëdhënësja e Procredit Bank, Albena Zuzaku.

Por, sipas saj, janë hapur 60 deri në 70 vende pune në sektorin e teknologjisë informative, që do të shërbejnë kryesisht rreth mirëmbajtjes së zonave 24/7 apo pikat e shitjes, ku gjithcka është e automatizuar.

‘ Rreth 80 përqind e transakcioneve tek Procredit Bank bëhen përmes kanaleve elektronike, si E-banking, 24/7 etj. Në këto kushte ne duhet t’i përshtatemi tregut. Është kërkesë e klientëve. Zonat 24/7 nuk mund të thuhet se vetëm kanë mbyllur vende pune, pasi kanë hapur 60 deri në 70 vende pune, pavarësisht se ky shërbim është i kontraktuar me kompanitë e jashtme”, tha tutje zëdhënësja e Procredit Bank Procredit Bank.

Varësisht nga përvoja e punëtorëve të larguar, një pjese të punëtorëve të larguar Procrcedit Bank i’u ka ofruar paga deri në 1 vit dhe kurse për trajnime falas për teknologjinë informative, kurse të gjuhës angleze apo gjermane, kontabilitet etj. /RTKlive/

Exit mobile version