Site icon Telegrafi

Bankat fituan 94.7 milionë euro në 2015

Bankat Komerciale e kanë mbyllur vitin 2015 me një profit neto prej 94.7 milionë euro.

Ky është niveli më i lartë i profitit që kanë arritur bankat komerciale brenda një viti. Në të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës thuhet se niveli i të hyrave të bankave komerciale në 2015-n kanë qenë 238 milionë euro.

Të hyrat nga Interesi kanë qenë në nivel prej 186 milionë eurove, kurse të hyrat nga shërbimet e tjera kanë qenë 52 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Të dhënat e BQK-së tregojnë se bankat kanë shpenzuar 22.6 milionë euro për interesin, përkatësisht pagesën e interesit në depozita. Kjo tregon se të hyrat nga interesi në kredi krahasuar me shpenzimet për interesin në depozita është për 164 milionë euro më i lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version