Site icon Telegrafi

Bankat e huaja për euro obligacionin i ka paralajmëruar Naumovi!

Letrën deri te investuesit e huaj për kujdes gjatë blerjes së euro obligacionit të Maqedonisë e ka dërguar ish ministri plotësues për financa, Kire Naumov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë informatë e kanë konfirmuar edhe nga LSDM. Respektivisht, ai në emër të partisë ka dërguar një letër deri te bankat kryesore të interesuara të investojnë në euro obligacionin, në të cilën i ka paralajmëruar se emetimi i euro obligacionit nuk është ligjor dhe se duhet të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes.

„Anulimi është vërtetim se të gjithë argumentet dhe apelet që ky krim financiar me urdhër të Nikola Gruevskit, është i paligjshëm dhe në dëm të qytetarëve, ekonomisë dhe gjeneratave të ardhshme. Të gjithë të përfshirët në procesin e emetimit të euro obligacionit, janë të obliguar të veprojnë në korniza të rregullimit ekzistues ligjor” kanë reaguar nga LSDM./Telegrafi/

 

Exit mobile version