Telegrafi

Banka rezervë e Chelseat në ndeshjen ndaj Burnleyt kishte vlerën 347 milionë euro

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Vlera e lojtarëve në bankën rezervë të Chelseat në ndeshjen kundër Burnleyt ishte afro 307 milionë funte (347 milionë euro), më e madhe dhe formacioni startues i Bluve.

Thomas Tuchel është në kërkim të skuadrës së duhur Stamford Bridge, prej se zuri vendin e Frank Lampardit në javën që lamë pas.

47-vjeçari befasoi me përzgjedhjet e tij për sfidën ndaj Wolverhampton Wanderers që u mbyll pa gola dhe njësoj ndodhi edhe në takimin ndaj Burnleyt (2-0) duke lënë disa emra të mëdhenj në bankën rezervë.

(Foto: Twitter/Chelsea FC)

Këtë sezon në Ligën Premier, trajnerët mund të thërrasin nëntë lojtarë, për dallim nga numri i zakonshëm prej shtatë lojtarësh.

Lexo po ashtu Tuchel në kërkim të fitores së parë me Chelsean pret Burnleyn – formacionet zyrtare

Kepa Arrizabalaga, portieri më i shtrenjtë në botë, kishte kushtuar 72 milionë funte (81 milionë euro) në vitin 2018, ndërsa Kai Havertz ka kushtuar përafërsisht njëjtë në verën e kaluar.

Ben Chilwell (45 milionë funte/51 milionë euro), Christian Pulisic (58 milionë funte/65.5 milionë euro), N’Golo Kante (32 milionë funte/36 milionë euro) – ishin emra të tjerë që nuk e nisën takimin.

Olivier Giroud, i cili ka qenë në formë këtë sezon, u kishte kushtuar Bluve 15 milionë funte (17 milionë euro) në vitin 2018, ndërsa Chelsea pagoi 13 milionë funte (14.5 milionë euro) në vitin 2014 për Kurt Zouma.

Andreas Christensen e Reece James, si lojtarë të Akademisë, nuk kanë kushtuar asgjë. /Telegrafi/