Site icon Telegrafi

Banka Qendrore e Tailandës ndalon aktivitetet e kriptovalutave

Banka Qendrore e Tailandës (BOT) ka ndaluar institucionet financiare në vend nga pesë aktivitete kyçe të kriptovalutave, duke përfshirë blerjen e tyre me kartë krediti.

Banka lëshoi një njoftim duke i kërkuar “institucioneve financiare që të mos përfshihen në transaksione të kriptovalutave nga frika e problemeve të mundshme nga tregtia e parregulluar”, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Investimi apo tregtimi në kriptovaluta, shkëmbimi i kriptovalutave, krijimi i platformave për tregtimin e kriptovalutave, duke lejuar klientët që të përdorin kartat e kreditit për t’i blerë ato dhe nga këshillimi i klientëve për investime ose tregtim i kriptovalutave, janë pesë aktivitetet kyçe të kriptovalutave që bankat janë të ndaluara t’i bëjnë në Tailandë.

“Kriptovalutat nuk janë aktivitet i ligjshëm në Tajlandë”, thotë njoftimi i BOT, duke shtuar se “është e shqetësuar se ato mund të përdoren në aktivitete të paligjshme si pastrimi i parave ose mbështetja e terrorizmit”.

Mirëpo, kohët e fundit, Qeveria e Tajlandës njoftoi se nuk do të ndalojë kriptovalutat dhe po zhvillon një kuadër rregullator për to. /Telegrafi/

Exit mobile version