Site icon Telegrafi

Banka Qendrore e Katarit ndalon Bitcoin-in

Banka Qendrore e Katarit (QCB) ka njoftuar se bankat që mbikëqyren nga ajo janë të ndaluara të merren me kriptovalutën Bitcoin në çdo formë ose duke e shkëmbyer atë me ndonjë monedhë tjetër, duke hapur llogari bankare për t’u marrë me të, dërgimin ose pranimin e transfereve të parave me qëllim të blerjes ose shitjes së saj.

QCB lëshoi një njoftim në të cilën paralajmëroi kundër përdorimit me këto monedha, duke theksuar se do t’i nënshkruajë sanksionet e vëna në përputhje me dispozitat e Ligjit të QCB-së dhe rregulloren e institucioneve financiare në rast të shkeljeve së çfarë është përmendur në këtë qarkore, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Banka Qendrore e Singaporit shpreson që Blockchain do të mbijetojë kur kriptovalutat të dështojnë

Banka sqaroi se për të siguruar sigurinë e sistemit financiar dhe bankar, bankat që mbikëqyren nga ajo nuk duhet të merren me këto monedha. Sipas QCB, Bitcoin është një monedhë e paligjshme, sepse nuk ka asnjë vëzhgim nga asnjë bankë qendrore ose qeveritare në botë për të shkëmbyer vlerën e saj për paratë e lëshuara.

Lexo po ashtu Egjipti thotë se Bitcoin është i ndaluar sipas Islamit

Gjithashtu, QCB theksoi se përdorimi i këtyre monedhave karakterizohet me rreziqe të larta të luhatjeve në vlerë dhe mundësia e përdorimit të tyre në krimet financiare dhe piraterinë elektronike, përveç rrezikut të humbjes së vlerës sepse nuk ka garanci ose asete për ato. /Telegrafi/

Exit mobile version