Përdoruesi i kriptovalutave, Jordan Spencer, mori një letër nga banka e tij duke paralajmëruar atë se xhirollogaria e tij do të mbyllet nëse vazhdonte të blinte dhe të shiste kriptovaluta përmes faqes “Coinbase”, shkruan Telegrafi.
Banka “Lakestone Bank & Trust”, ia tërhoqi vërejtjen se xhirollogaria e tij do të vëzhgohet dhe nëse vazhdohet me transaksione të tilla do t’i mbyllet xhirollogaria.
Spencer e publikoi letrën në një grup të Facebook-ut për tregtarët e Ethereumit që t’i paralajmëroj të tjerët për gjobat ose sanksionet e mundshme.
“Ne jemi të lumtur që ju kemi si klient në Lakestone Bank & Trust dhe do të dëshironim që t’iu plotësojmë nevojat tuaja bankare, por më ka tërhequr vëmendjen se po bëni blerje dhe shitje fondesh nga Coinbase.com – një lloj biznesi që është kundër politikave të Lakestone dhe do të duhet të ndërpritet menjëherë.
Ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë xhirollogarinë tuaj dhe nëse shohim se këto lloje transaksionesh vazhdojnë, ne do të detyrohemi të ndërmarrim veprime të tjera, përfshirë mbylljen e xhirollogarisë”, i kishte shkruar banka. /Telegrafi/