Telegrafi

Banka e Anglisë do të testoj se si ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në sistemin financiar

Banka e Anglisë ka publikuar dokumentin strategjik që tregon se si do të testojë sistemin financiar të vendit dhe rezistencën e tij ndaj ndryshimeve klimatike.

Në një njoftim, përcjell Telegrafi, banka tha se do ta përdor këtë dokument për të konsultuar palët e interesuara se si do të hartohet testimi.

Këto palë të interesuara janë ekonomistët, shkencëtarët e klimës dhe firmat financiare.

Banka shtoi që Stërvitja dyvjecare Eksploruese e njohur si BES, e skenarit do të përdoret për të “testuar rezistencën e modeleve aktuale të biznesit të bankave më të mëdha, siguruesve dhe sistemit financiar ndaj rreziqeve të klimës”.

Është parashikuar që kjo do të ndihmojë në sigurimin e informacionit mbi “shkallën e rregullimit” që do të nevojitet gjatë dekadave të ardhshme në mënyrë që sistemi t’i rezistojë çdo efekti të shoqëruar.

Po ashtu, banka shpjegoi “tiparet kryesore” të BES-it për periudhën e ardhshme dhe që përfshijnë tre skenarë klimatikë që shikojnë ndikimin e ndërmarrjes së veprimeve të hershme, të vonuara ose aspak të politikave shtesë mbi “qëllimet globale të klimës”.

“BES është një ushtrim pionier, i cili mbështetet në përparimin e konsiderueshëm në adresimin e rreziqeve të lidhura me klimën që janë bërë tashmë nga firmat, bankat qendrore dhe rregullatorët”, tha Mark Carney, guvernator i Bankës së Anglisë.

“Ndryshimi i klimës do të ndikojë në vlerën e pothuajse çdo aktivi financiar dhe BES do të ndihmojë të na tregoj se thelbi i sistemit tonë financiar është elastik ndaj këtyre ndryshimeve”, shtoi ai. /Telegrafi/