Banka e Anglisë ka hartuar një skenar të ri, duke treguar sesi pandemia COVID-19 do të dëmtojë rritjen ekonomike në vend.
Sipas bankës, shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, parashikohet që Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurret me 25 për qind në tremujorin aktual, përpara se të rikthehet gjatë këtij viti.
“Skenari përfshin një rënie shumë të mprehtë të PBB-së së Mbretërisë së Bashkuar në pjesën e parë të vitit 2020 dhe një rritje të konsiderueshme të papunësisë përveç atyre punëtorëve që janë larguar aktualisht. Duke pasur parasysh rrugën e supozuar për relaksimin e masave për distancimin shoqëror, rënia e PBB-së duhet të jetë e përkohshme dhe aktiviteti duhet të rritet relativisht shpejt”, njofton banka.
Përkundër përpjekjeve të qeverisë britanike, Banka e Anglisë parashikon që papunësia do të rritet ndjeshëm në muajt e ardhshëm.
Skenari i saj i ri sugjeron që niveli i papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti mund të rritet në 9 për qind nga 4 për qind që është aktualisht.
Bank of England gives a big "V" to economists who think there'll be a lasting hit from the COVID-19 slump.
Illustrative scenario shows 14% drop in GDP in 2020, followed by a rise in 2021 of… 15%! pic.twitter.com/Wf5Z4Rp9Ds
— Andy Bruce (@BruceReuters) May 7, 2020
“Ndërsa veprimtaritë kanë rënë, numri i të papunëve ka rënë ndjeshëm. Të dhënat e hershme sugjerojnë që aplikacionet për kompensim janë pranuar nga 800 mijë biznese që mbulojnë mbi gjashtë milionë punëtorë. Numri i njerëzve të larguar nga puna mund të jetë pak më i ulët. Shkalla e papunësisë pritet të rritet në 9 për qind në tremujorin e dytë”, njofton Banka e Anglisë. /Telegrafi/