Site icon Telegrafi

Banka Botërore do të jetë partner strategjike e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim Marco Mantovanelli, Drejtor për Kosovën në Bankën Botërore.

Në takimin e përzemërt me drejtorin Mantovanelli, ministri Beqaj ka theksuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe të zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Ministri Beqaj e ka njoftuar Mantovanelli me prioritetet dhe planin e punës së Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

“Banka Botërore do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik’’, tha pas takimit ministri Beqaj.

Temë diskutimi e takimit ishte edhe mundësia e bashkëpunimit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Bankës Botërore në fushën e Inovacionit, zhvillimit të projekteve të përbashkëta më qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus tek gratë dhe të rinjtë, si dhe përkrahja e sektorit privat në rritjen e konkurrueshmërisë.

Ministri Beqaj, po ashtu, shprehu edhe falënderimin e tij për përkrahjen e vazhdueshme që Banka Botërore u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version