Grupi i ekspertëve nga Banka Botërore pret funksionimin e Ligjit për Investimet Strategjike, duke shprehur gatishmëri ta mbështetë Ministrinë e Diasporës dhe të Investimeve Strategjike në proceset e saj të ardhshme.
“Kemi në fokus investimet në energjinë e ripërtërishme, miniera, agrikulturë dhe turizëm”,- ka thënë me këtë rast zëvendëskryeministri Dardan Gashi.
Në këtë takim është përmendur prezenca e madhe e burokracisë dhe tejzgjatja procedurale si sfida, të cilat duhen kaluar për ta përmirësuar infrastrukturën e investimeve në Kosovë.
“Investimet janë çelësi dhe ne jemi këtu për ta ndihmuar vendin tuaj, duke ofruar mbështetje teknike, analiza e opinione në dobi të shpënies përpara të proceseve të rëndësishme për Kosovën”, -ka thënë eksperti Harald Jadlicka nga Banka Botërore.
Në takim, ndër të tjera, u fol edhe për rolin e diasporës kosovare dhe rëndësinë e diplomacisë ekonomike.
Banka Botërore i ka mbështetur vazhdimisht institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/