Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani.
Gjatë këtij takimi, u diskutuan një sërë temash të fushës ekonomike, fiskale dhe sektorale.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Bassani shprehu keqardhje për sulmin ndaj Kosovës në kanalin e Ibër Lepencit, duke theksuar se Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kosovën./Telegrafi/