Telegrafi

Banesa iu përfshi nga zjarri, Mihrije Braha flet për ngjarjen

Banesa e dy artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naimi Abazi së fundmi është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar këngëtarja Mihrije në një prononcim për Telegrafin.

Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto: Naim Abazi/Instagram

“Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet”, tha Mihrija.

Tutje, Mihrija tha se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale si djegia e gardërobës së saj dhe Naimit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mihrije Braha

“Zjarri është shkaktuar nga një defekt me rrymën dhe na ka shkaktuar disa dëme materiale, është djegur gardëroba ime dhe e Naimit”, përfundoi këngëtarja. /Telegrafi/