Site icon Telegrafi

Banesa e re është thjesht “tjetër muhabet” – këto janë tri arsyet të cilat do t’iu bindin për të bërë zgjedhjen e duhur

Pse banesa e re është “tjetër muhabet” kjo tashmë dihet. Por, investimi në një banesë të re është diçka afatgjate dhe vendim i cili përcjellet në shumë gjenerata.

Kur vjen puna tek vlerësimi i një jetese më të frytshme duhet menduar edhe gjelbërimin, pastërtinë, sigurinë, dhe mirëmbajtjen e vendit që na rrethon.

Dobitë e banesës së re janë të pafundme dhe të pakrahasueshme me një banesë të vjetër, në të cilën ka jetuar dikush tjetër dhe është stërpërdorur.

Qëndrojnë tri arsye të forta të cilat do t’iu bindin që të bleni një banesë të re për kujtime të veçanta, e në Linda Premium Residence dyert i keni të hapura tani që po ndërtohet nga Al Trade Center.

Mjedisi i gjelbëruar

Ambienti ku jetoni dhe me të cilin i rrethoni fëmijët tuaj është tejet i rëndësishëm në zhvillimin e tyre dhe rritjen e shëndetshme. Kushtet në banesën e re janë tejet në nivel të pakrahasueshme dhe sipas standardeve evropiane – sidomos në banesat e Linda Premium Residence.

Është përparësi që terracat e mëdha, tipet e penthouse apo banesave krijojnë një ambient të këndshëm për familje apo partnerë – kanë pamje të mrekullueshme ku dielli rezaton.

Lokacioni

Në Linda Premium Residencë nuk do ta keni fare problem lëvizjen, shëtitjet ditore dhe qarkullimin me makinë sepse është shumë afër qendrës, ndodhet buzë rrugës A që lidhet me rrugën B dhe me Qendrën e Prishtinës. Me qasje të lehtë dhe afër rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj.

Për çdo shqetësim mjeku i lagjes ndodhet në kompleks gjithashtu edhe barnatoret janë në dispozicion.

Zgjedhje e shumëfishtë

Keni zgjedhje të jashtëzakonshme për të blerë shtëpinë që ju e keni ëndërruar gjithmonë dhe ta rregulloni ashtu siç keni menduar gjithmonë, ta ktheni në shtëpinë apo dhomën e ëndrrave tuaja. Dëshirat tuaja mund të realizohen dhe shtëpinë mund të arredoni siç ua do qejfi.

Për t’u bërë me banesë të re mund të kontaktoni në:
0800 77 770(pa pagesë), +383(0)44 976 777, +383(0)49 777 127, +383(0)49 318 676.
info@altradecenter.com
altradecenter.com

/Telegrafi/

Artikull i Sponsoruar

Exit mobile version