Drejtori sportiv i Sevillas, Ramon Rodriguez Verdejeo, ka konfirmuar se synimi i Interit këtë afat kalimtar dimëror, Ever Banega nuk ka nënshkruar për Nerazzurët.
U tha se Interi tashmë ka siguruar lojtarin dhe se ka kontratë me të, por këto spekulime i hedhë poshtë drejtori sportiv i klubit spanjoll.
“Nuk më intereson për spekulimet. Banega ka kontratë me Sevillan, ka një klauzolë rinovuese nëse luan një numër të caktuar ndeshjesh. Kështu që, ai po fokusohet në punën e përditshme”.
“Kam marrëdhënie të mira me të, ai është shumë entuziast për klubin dhe për Copa American. Nëse do kishte spekulime për të tjerë lojtarë, do isha i brengosur, por aspak nuk jam i brengosur për Bengan”, u shpreh drejtori sportiv i Sevillas. /Telegrafi/