Telegrafi

Banega: Kontrolluam lojën, duhet të rikthehemi te fitoret

Pas humbjes ndaj Romë, ka folur për mesfushori i Interit, Ever Banega, i cili ishte autori i vetëm për Nerazzurrët në këtë takim.

Argjentinasi mendon se ata ishin më të mirë, por se duhet të tregohen më vigjilent në minutat e parë të takimit.

Lexo po ashtu Roma 2-1 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

“Shumë keq që goli im nuk ka shërbyer. Kemi luajtur kundër një ekipi i luan gjithmonë mirë në shtëpi, por duhet të punojmë dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitorja”.

Banega në momentin e golit

“Pjesa e parë? Mund ta evitonim golin e parë. Kishim shumë, edhe pse të pakonkretizuara, por kontrolluam lojën”.

“Duhet të bëjmë mirë edhe në 15-20 minutat e parë dhe jo të reagojmë vetëm pas disavantazhit. Duhet ta nisim më mirë”, ka thënë Banega për Inter Channel. /Telegrafi/