Pas humbjes ndaj Romë, ka folur për mesfushori i Interit, Ever Banega, i cili ishte autori i vetëm për Nerazzurrët në këtë takim.
Argjentinasi mendon se ata ishin më të mirë, por se duhet të tregohen më vigjilent në minutat e parë të takimit.
“Shumë keq që goli im nuk ka shërbyer. Kemi luajtur kundër një ekipi i luan gjithmonë mirë në shtëpi, por duhet të punojmë dhe të rikthehemi sa më shpejt te fitorja”.
“Pjesa e parë? Mund ta evitonim golin e parë. Kishim shumë, edhe pse të pakonkretizuara, por kontrolluam lojën”.
“Duhet të bëjmë mirë edhe në 15-20 minutat e parë dhe jo të reagojmë vetëm pas disavantazhit. Duhet ta nisim më mirë”, ka thënë Banega për Inter Channel. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kdg8CPRa8XQ