Agjenti i Ever Banegas pret qe të ketë oferta për lojtarin e tij, por ai është shumë i lumtur te Interi.
Argjentinasi erdhi te Nerazzurrët nga Sevilla verën e shkuar dhe ka shënuar gjashtë gola e ka dhënë gjashtë asistime në Serie A.
“Ai është shumë i lumtur si Nerazzurro” ka thënë agjenti i Banegas, Marcelo Simonian për FCInterNews.
“Banega është duke menduar vetëm për Interin dhe si të fitojë me këtë skuadër”.
“Është e vërtet që në afatin kalimtar ka pasur interesim dhe sigurisht do të ketë edhe gjatë verës, por ai mendon vetëm për Interin”.
“Dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë me fanellën Nerazzurre”, ka thënë agjenti i argjentinasit. /Telegrafi/