Telegrafi

Banditët futen në shtëpinë e tregtarit të drogës, para se ta mbysin atë – që gjendej në shtrat me të dashurën e tij (Video)

Ky është momenti kur një bandë me kapuça kanë sulmuar një banesë të një tregtari të drogës – para se ta vrisnin atë ndërsa ai flinte pranë të dashurës së tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë gangsterë që ecin me qetësi drejt në banesën e Przemsyslaw Golimowski në Bedford, Angli.

Siç thuhet tutje, Taleb Hussain, 31 vjeç, së bashku me Damien Rooney, 25 vjeç, Delpierro Mothersill, 20 vjeç, Philip Mendy, 23 vjeç dhe Jamal Jeng, 21 vjeç, filluan të sulmojnë viktimën e tyre 30-vjeçar me thikë dhe shkop golfi.

Przemsyslaw – i cili ishte në gjumë me partnerin e tij – arriti të shkonte në banesën e një fqinji pas rrahjes shtatorin e kaluar. Ai nuk u mbijetoi plagëve dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Vrasja ndodhi si hakmarrje për një sulm tjetër në një prej gangsterëve.

Një ditë para vrasjes, Mothersill – një udhëheqës i njohur i drogës për Hussain dhe Rooney – u sulmua dhe u grabit nga Przemsyslaw dhe një burrë tjetër.

Policia më vonë tha se Przemsyslaw ishte vetë një tregtar droge dhe ishte përgjegjës për një numër plaçkitjesh nga tregtarët rivale.

Hussain, nga Sparkhill, Rooney, nga Wixams dhe Mothersill, nga Bedford u shpallën fajtorë për vrasje në Luton Crown Court më 15 prill.

Secili u burgos për jetë – dhe u urdhërua të shërbejë për një minimum prej 26 vjetësh.

Ndërsa Mendy, nga Bedford dhe Jeng, nga Clapham, u dënuan për vrasje dhe u dënuan me 12 vjet burg secili.

Adam Gallop, i cili udhëhoqi hetimin për vrasjen, tha: “Këta pesë burra hynë në atë apartament vitin e kaluar me një qëllim: të vrisnin Przemsyslaw Golimowskin”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JnBVfZQUXC0