Telegrafi

Banda e të rinjve sulmon të moshuarin, por pendohen keq (Video)

Një grup të rinjsh në Manchester, në Britaninë e Madhe, shihen në këtë video, teksa tentojnë të sulmojnë shoferin e një makine, pa ndonjë arsye të dukshme.

Gjashtë persona, të cilët po qëndronin në trotuar, i afrohen makinës tip “Peugeot” dhe njëri prej tyre hap derën e pasagjerit, por shoferi arrin të largohet.

Megjithatë, të rinjtë e ndjekin, ndërsa ai ndalon më tej, për shkak të trafikut.

Ata i afrohen dhe një prej tyre, del në krahun e shoferit, por me siguri është penduar kur i moshuari ka vendosur t’iu kundërpërgjigjet, transmeton tema.

Ai shihet, teksa nxjerr nga dritarja një thikë gjigante, me të cilën kërcënon bandën e të rinjve.