Telegrafi

Banaliteti, fyerjet dhe sherri i paprecedentë në Big Brother, dënon banorët duke i çuar në televotim

Ka filluar mbrëmja e pestë e spektaklit të njohur Big Brother Albania nën drejtimin e Arbana Osmanit.

Pas lidhjes direkte me banorët, spektakli filloi me kumtimin e një lajmi, ose dënimi thënë më saktë nga vëllai i madh, transmeton Telegrafi.

Mbrëmja e së enjtes, ku shqiptarët patën rastin të shohin sharje, ofendime të turpshme e deri te sherret mes banorëve, u ndëshkua sot nga “Big Brother”, duke çuar drejtpërsëdrejti në televotim tre nga banorët e këtij sherri bashkë me partnerët e tyre.

Olsi, Damiano dhe Ervini bashkë me partneret e tyre shkojnë direkt në televotim këtë javë bashkë me partnerët e tyre, ndërsa vëllai i madh dënon po ashtu të gjithë banorët duke mos u dhënë buxhet të plotë për këtë javë. /Telegrafi/