Telegrafi

Banaku ku nuk lihet bakshish: Robotët përgatisin koktejet që kërkohen me prekje butoni (Video)

Në këtë bar, bakshishi është i panevojshëm – sepse të gjitha angazhimet i kryejnë robotët.

Bionic Bar është këndi i koktejeve, në njërën prej kafeneve të anijes turistike Royal Caribbean, që zhvillon punën nga dy robotë, transmeton Telegrafi.

Pajisjet mund të kombinojnë deri në 30 kokteje, të cilat klientët i kërkojnë me një prek butoni – sigurisht, prej tabletave që i kanë në tavolinë. Kur t’ju ketë ardhur radha, ata njoftohen se pija është gati dhe duhet të shkojë ta marrin.

Robotët zgjedhin pijet e caktuara, shtojnë shurupet, gjethet dhe akujt sipas nevojës, ndërsa pasi t’i kenë tundur sa duhet, i zbrazin në gotat që dalin në mënyrë automatike.

Këto pajisje janë krijuar nga Makr Shakr nga Torino e Italisë, teksa lëvizjet e tyre janë bazuar në rutinën e balerinëve. Derisa kanë lëvizje shumë elegante, punojnë edhe me shpejtësi të konsiderueshme, duke shërbyer nga dy kokteje për çdo minutë. /Telegrafi/