Një prej sulmeve më vdekjeprurës të Hamasit ka ndodhur në festivalin e muzikës elektronike në Izrael, përgjatë kufirit me Gazën.
Mijëra militantë të Hamasit u futën në këtë festival, duke shtënë mbi civilët dhe duke marrë shumë prej tyre peng, transmeton Telegrafi.
Të paktën 260 trupa të pajetë janë gjetur në atë lokacion, e shumë tjerë konsiderohen si të zhdukur.
Hila Fakliro ishte banakiere në festival e cila tha për Sky News, se sulmi filloi kur raketat fluturuan mbi kokat e tyre e pjesëmarrësit në festival filluan të vrapojnë në të gjitha anët.
Ajo shpjegoi sesi qëndroi e shtrirë në tokë për gjysmë ore, para se të vraponte deri te vetura e saj në tentim që të arratiset.
Për fat të keq, policia izraelite kishte mbyllur rrugën dhe ajo braktisi veturën dhe vazhdoi të fshihet.
“Kur u nisëm, pamë mbi 20 terroristë të veshur me rroba të zeza që shtinin me armë në të gjitha anët. Qëllonin të gjithë. Nëse ishit gjallë, kjo nënkuptonte se së shpejti do të jeni i vdekur”, tha ajo.
Në fund vrapoi katër orë pa ujë, derisa nuk hasi në policinë dhe ushtrinë izraelite. Derisa tentoi të kontaktojë me miqtë, pas një video në rrjetet sociale ku shihet sesi njëra prej tyre vritet.
“Terroristët qëndruan mbi të dhe e përdhunuan, i bënë gjëra që nuk po mund t’i them. Njoh katër persona që kanë humbur jetën dhe dy miq që janë zhdukur. E urrej ta them këtë, por shpresoj të mos jenë gjallë, sepse nuk e dini se çfarë u bëjnë”, shtoi ajo. /Telegrafi/
'I heard the terrorists singing and laughing.'
Hila Fakliro was bartending at the Supernova festival when Hamas gunmen stormed the event.
She describes how she ran for hours and later found out that some of her friends were kidnapped and others killed.https://t.co/dzWdLdrNBG pic.twitter.com/Csk8H2DNaK
— Sky News (@SkyNews) October 11, 2023