Burri i njohur si Kamleshwar nga Haridwari i Indisë, ha për çdo ditë baltë dhe copëza të tullave. Madje, 45-vjeçari thotë se kjo është e vetmja përzierje që e kënaq e që kurrë nuk i ka shkaktuar probleme shëndetësore.
“Për herë të parë e provova baltën para 17 viteve, në përpjekje të ndaloja dhimbjen që kisha në gojë. Pastaj, kjo mu bë si specialitet”, ka thënë Kamleshawar lidhur me rastin, transmeton Telegrafi.
Pasi e gjen masën më të mirë dhe të pastër, e ndan në sasi prej 500 gramëve dhe e përzien me copëzat e tullave për ta shoqëruar me petë ose copëza buke.
Duke pasë parasysh që ai ka gjendje të korrekte ekonomike dhe mund të blejë çfarëdo për të ngrënë, me këtë veprim konsiderohet se vuan nga sëmundja Pica. Të prekurit nga kjo gjendje hanë gjëra të tilla pa asnjë vlerë ushqyese, për çka shpeshherë infektohen apo të helmohen. /Telegrafi/
https://youtu.be/bF5gt1qFL0M