Një shaka e mirorkestruar e emisionit të njohur televiziv “Le Iene” arriti të bënte protagonist sulmuesin e njohur Mario Balotelli.
“Hienat” e televizionit të Apenineve, me bashkëpunimin e vëllait të futbollistit të Nicës, arritën të futin në kurth lojtarin me ngjyrë, duke e bërë të besojë se vëllai ishte përfshirë në trafik diamantesh me një bandë.
Mario Balotelli ra prè e shakasë, duke nisur tratativat me bandën, por gazetarët kishin përgatitur gjithashtu inskenimin e vjedhjes së makinës luksoze.
Pikërisht kjo bëri që Supermario të tradhtohet nga nervat, duke sulmuar fizikisht një prej aktorëve.
Në fund, futbollisti u njoh me të gjithë skenarin, por ajo çfarë treguan kamerat ishte karakteri i vështirë i Supermarios, ashtu si shpeshherë në fushat e lojës.
Mario prej kohësh performon për klubin e futbollit Nice nga Franca.
Ai shënoi gol nga gjuajtja e lirë së fundmi.
/TCH/
https://youtu.be/9y8AN2lRybI