Site icon Telegrafi

Balotelli: Pirlo është fenomen unik dhe i papërsëritshëm, mund të luante edhe 10 vite (Foto)

Mario Balotelli ka foluar pas pensionimit të Andrea Pirlos, duke shtuar se ish-mesfushori i Italisë mund të kishte luajtur për 10 vite tjera.

38-vjeçari Pirlo konfirmoi pensionin e tij pasi klubi i tij i fundit, New York City FC, u eliminua nga ‘Play-offi” mbrëmë (e diel) në MLS.

Mesfushori italian në karrierën e tij ka luajtur për skuadra të mëdha si Milanin dhe Juventusin, teksa ishte gjithashtu pjesë e skuadrës italiane që fitoi Kupën e Botës 2006.

Lexo po ashtu Andrea Pirlo pensionohet nga futbolli aktiv

Pas njoftimit për pension, shumë emra të njohur të futbollit dhanë mendime rreth largimit të Pirlos nga futbolli.

Lexo po ashtu Pirlo u pensionua nga futbolli i luajtur, këto janë 18 trofetë e fituar nga “italiani magjik” (Foto)

I fundit është sulmuesi problematik italian, Balotelli, i cili ka dhënë një koment epik duke thënë se Pirlo mund të luante edhe 10 vite tjera.

“Fenomen, unik, i papërsëritshëm”, ka shkruar fillimisht ish-shoku i tij i ekipit kombëtar, Balotelli, në llogarinë e tij zyrtare Instagram.

Pirlo dhe Balotelli kanë qenë shok të mirë te kombëtarja e Italisë

“Kam pasur nderin të luaj me ju, faleminderit për gjithçka Andrea”.

“Për mua, mund të kishit luajtur për 10 vjet të tjerë”, ka përfunduar shkrimin e tij Balotelli. /Telegrafi/

Exit mobile version