Telegrafi

Balotelli: Unë jam sulmuesi më i mirë që ka Italia

Përfaqësuesja e Italisë u kualifikua direkt në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm. Suksesi i tyre u komentua nga sulmuesi Mario Balotelli, ish-reprezentues italian.

Ai tha se edhe pse është 33 vjeç, ai është ende sulmuesi më i mirë që kanë Azzurët dhe se ende shpreson të thirret në kombëtare.

“Nëse jam në formë, e konsideroj veten sulmuesi më i mirë që ka Italia. Raspadori dhe Scamacca kanë luajtur kundër Ukrainës dhe sa herë kanë gjuajtur në portë? Dy herë? Dua të kthehem në kombëtare”, ka thënë fillimisht Super Mario.

Lexo po ashtu Balotelli tregon se kush e pengoi rikthimin e tij tek kombëtarja e Italisë

“Shpresoj të thirrem. U takova me trajnerin Spalletti disa herë. Bëmë disa shaka kur u takuam në Napoli, por nuk diskutuam asgjë për këtë”.

Balotelli ka luajtur për herë të fundit për Italinë pesë vjet më parë. Ai ka gjithsej 36 paraqitje dhe 14 gola. Ai aktualisht është anëtar i Adana Demirspor të Turqisë, për të cilin ka shënuar tre gola këtë sezon.

Ai mbërriti në afatin e fundit të transferimeve. Ai luajti për shumë klube në karrierën e tij, duke përfshirë Interin, Milanin, Manchester City, Liverpool, Nice dhe Marseillen. /Telegrafi/