Mario Balotelli, i cili u përjashtua nga skuadra e Adana Demirspor javën e kaluar për shkak të një mosmarrëveshjeje me drejtuesit, u rikthye në skuadër me një paraqitje në ndeshjen në Karagumruk, ku sërish ishte në qendër të vëmendjes.
Italiani shënoi golin e vetëm të ndeshjes dhe i solli skuadrës së tij fitoren e parë pas dhjetë ndeshjeve radhazi pa humbje në kampionat.
Balotelli e festoi fitoren e rëndësishme në stilin e tij, por në mënyrë të paprecedentë.
Madje, në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet sesi ai ndezi një fishekzjarr dhe më pas e hodhi në dhomat e zhveshjes së Adana.
🥶 Mario Balotelli, Adana Demirspor soyunma odasına torpil atıyor. pic.twitter.com/Wp5d44XycN
— Sports Digitale (@SportsDigitale) March 6, 2024
Një nga shokët e tij të skuadrës që ndodhej aty pranë nuk i kushtoi vëmendje dhe siç pritej u tremb kur shpërtheu para tij dhe video u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale.
Meqë ra fjala, Balotelli luajti nëntë ndeshje këtë sezon dhe shënoi pesë gola në kampionatin turk. /Telegrafi/