Mario Balotelli duket se do të jetë futbollist i ri i Romës.
Sulmuesi italian ka vendosur të rikthehet në kampionatin italian në edicionin e ri.
27-vjeçari do të përfundojë këtë edicion me Nicen në Ligue 1 dhe do të mbetet futbollist i lirë.
Ai nuk ka pranuar rinovimin me klubin francez pasi dëshiron rikthimin në Serie A.
E agjenti i tij, Mino Raiola ka pasur një takim të rëndësishëm me drejtorin sportiv të Romës, Monchi.
Sipas medieve italiane dyshja është pajtuar që Balotelli të nënshkruajë për Romën në verë si futbollist i lirë.
Kontrata besohet se do të jetë katër vjeçare dhe Super Mario do të marrë një pagë rreth katër milionë euro në stinor.
Përveç Romës në garë për lojtarin mbetet edhe Juventus dhe Napoli që gjithashtu janë interesuar për të.
Por duket se në Romë, Super Mario do të ketë një vend titullari pasi pritet shitja e Edin Dzekos.
27-vjeçari ka pasur një stinor jashtëzakonisht të mirë me Nicen, ku në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 22 gola. /Telegrafi/