Site icon Telegrafi

“Balotelli do të luajë për Dortmundin”

Mino Raiola ka thënë se Mario Balotelli do të luajë për Borussia Dortmundin, por ende nuk dihet se a është e vërtet apo shaka e tij. 

Futbollisti italian mbetet pa kontratë me 30 qershor dhe ende nuk dihet se a do të vazhdojë më skuadrën aktuale, Nice.

Trajneri i Ajaxit, Peter Bosz,  ka nënshkruar me Dortmundin, për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin.

“A po nënshkruan Dortmundi me Balotellin?”, ishte një nga pyetjet e shumta që iu bë Raiolas.

“Po, Balotelli do të luajë për Dortmundin”, ishte përgjigja.

Megjithatë nuk dihet se a ishte një shaka e çastit, apo ka më të vërtet diçka këtu. /Telegrafi/

Exit mobile version