Site icon Telegrafi

Balotelli shfaq tatuazhe të shumta në fytyrën e tij

(Foto: Football Italia/Instagram/mb459)

Mario Balotelli ka shfaqur disa tatuazhe në fytyrë në publikimet në InstaStory duke shkaktuar reagime të ndryshme të fansave.

Sulmuesi italian, i cili luan për Adana Demirspor, nuk u ftua nga Roberto Mancini për ndeshjen gjysmëfinale të barazhit ndaj Maqedonisë së Veriut, të cilën Italia e humbi dhe mbeti jashtë garës për një vend në Kampionatin Botëror.

Ka pasur tifozë të Azzurrëve që kanë besuar se ish-sulmuesi i Interit, Manchester Cityt, Milanit e Liverpoolit, ka mundur ta bëjë diferencën në atë sfidë.

(Foto: Instagram/mb459)

Në ndërkohë, 31-vjeçari, i cili është i njohur për veprimet e tij kundërthënëse – si në fushë ashtu edhe jashtë saj – ka vendosur të bëjë tatuazhe në fytyrë.

Lexo po ashtu ‘Ndoshta do të bëhem gazetar’ – Balotelli flet për të ardhmen pas futbollit

Në profilin e tij në InstaStory ka shpërndarë fotografi të fytyrës së tij me tatuazhe, në mesin e të cilave ndodhet një kryq dhe një shkrim me fjalët “Black power” (një lëvizje në mbështetje të të drejtave dhe pushtetit politik për njerëzit me ngjyrë, veçanërisht e njohur në SHBA në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta – Lëvizja Fuqia e Zezë). /Telegrafi/

Exit mobile version