Sulmuesi italian i Nice-s duket se i është rikthyer sërish një historie të vjetër me modelen belge Fanny Neguesha.
Mario Balotelli dhe Fanny kanë filluar të shoqërohen sërish mes vete pas dy viteve që nuk kanë biseduar me njëri-tjetrin.
Lajmin e bën të ditur revista “Chi” që thekson se bomberi dhe modelja kanë kaluar natën e Krishtlindjes në shoqërinë e njëri-tjetrit. /Telegrafi/