Mario Balotelli thuhet se ka marrë një ofertë në vlerë 30 milionë euro në vit për të luajtur në Kinë, por italiani dëshiron të qëndrojë në Evropë.
Sulmuesi italian ka zhvilluar një super sezon në Ligue 1 me skuadrën Nice, ku ka shënuar shumë gola dhe asistime.
Megjithatë, kontrata e tij ka skaduar tashmë dhe Balotelli është i lirë të zgjedh skuadrën e re.
Skuadrat e interesuara për të kanë qenë të shumta, por sulmuesi italian ende është duke shikuar mundësinë e tij më të mirë.
Sipas Sky Sport Italia, Balotelli ka hedhur poshtë një propozim masiv për tu bërë pjesë e Superligës Kineze.
Në këtë fazë të karrierës së tij, SuperMario është më shumë i interesuar të sigurojë që ai të kthehet në kombëtaren e Italisë sesa të fitojë një pagë të madhe.
Megjithëse kontrata e tij me Nice ka skaduar teknikisht, klubi francez ka një klauzolë, ku klubi i tij i ardhshëm duhet t’iu paguajë 10 milionë euro.
Francezët e Olympique Marseille mbeten favoritë për të nënshkruar me të, por edhe Napoli po tregojnë ende një interes të fortë. /Telegrafi/