Telegrafi

Balotelli pritet t’i bashkohet Brescias

Mario Balotelli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli raportohet se është në prag të bashkimit me klubin e promovuar këtë sezon në Serie A, Brescia.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Balotelli i ka dhënë fjalën e tij pronarit të Brescias, Massimo Cellino.

Sulmuesi italian pritet t’i bashkohet Brescias dhe do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare.

Lexo po ashtu Tridhjetetre futbollistë janë ende të lirë për t'u transferuar falas këtë verë - një formacion yjesh dhe shumë tjerë në pritje    

Flamengo ishte përpjekur ta sillte në Brazil, por 29-vjeçari është i etur që të kthehet në Itali për sezonin e ardhshëm.

Balotelli pritet të kthehet në vendlindje (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Balotelli është lojtari i lirë, së fundmi festoi promovimin e Brascias në Serie A, ka një shtëpi 200 metra larg nga stadiumi i tyre dhe u rrit në komunën Lombardiane.

Ai kishte kaluar tre sezonet e fundit në Ligue 1 me Nice dhe Olympique Marseille, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Interin, Manchester Cityn dhe Milanin. /Telegrafi/