Sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli raportohet se është në prag të bashkimit me klubin e promovuar këtë sezon në Serie A, Brescia.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, Balotelli i ka dhënë fjalën e tij pronarit të Brescias, Massimo Cellino.
Sulmuesi italian pritet t’i bashkohet Brescias dhe do të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare.
Flamengo ishte përpjekur ta sillte në Brazil, por 29-vjeçari është i etur që të kthehet në Itali për sezonin e ardhshëm.
Balotelli është lojtari i lirë, së fundmi festoi promovimin e Brascias në Serie A, ka një shtëpi 200 metra larg nga stadiumi i tyre dhe u rrit në komunën Lombardiane.
Ai kishte kaluar tre sezonet e fundit në Ligue 1 me Nice dhe Olympique Marseille, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me Interin, Manchester Cityn dhe Milanin. /Telegrafi/