Nice fitoi kundër Lorient në javën e tetë të Ligue 1 me rezultat 2-1.
Që klubi francez të vazhdonte në pozitën e parë edhe këtë herë ishte e nevojshme ndihma e Mario Balotellit.
Sulmuesi italian shënoi golin e fitores, por në fund u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.
Kartoni i parë i verdhë erdhi pasi italiani festoi duke hequr fanellën, ndërsa i dyti pasi një konfrontimi të vogël me mbrojtësin kundërshtarë.
Kjo gjë duket se e pengoi gjyqtarin dhe kështu ndëshkoi të dy me karton të verdhë, kjo gjë habiti të gjithë, përfshirë këtu edhe faqen zyrtare të Nice. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2ibt0Kp-vc4
Red card for Balotelli. What a weird decision from the referee! His second yellow. Nobody understand on the pitch what happen…
— OGC Nice 🇬🇧🇺🇸 (@ogcnice_en) October 2, 2016