Në një intervistë për Sky Sport, Mario Balotelli, ka shprehur edhe një herë dashurinë e madhe për Milanin.
Sulmuesi italian me këtë rast nuk ka mohuar rikthimin e tij në Itali dhe ka thënë se ndihet mirë te Nice.
“Italia? Kurrë mos thuaj kurrë”, e filloi Mario intervistën duke lënë të hapur mundësin e rikthimit aty ky filloi çdo gjë.
“Te cila skuadër jeni ndier mirë” Tani te Nice, por edhe te Manchester City. Milan? E dua Milanin, gjithmonë e kam dashur. Nuk kam më ëndrra në futboll, por vetëm objektiva”, ka thënë Balo.
26-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në pesë takime për klubin francez. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tpBPzWwlEl8