Telegrafi

Balotelli mohon romancën me këngëtaren italiane: Nuk jam në lidhje

Elodie Di Patrizi, Mario Balotelli (Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Instagram)

Pos që i ka ndërruar shumë klube gjatë karrierës së tij, Mario Balotelli ka ndërruar edhe disa partnere në vitet e fundit.

Qe disa javë, futbollisti italian është raportuar se ishte në lidhje me këngëtaren e njohur italiane, Elodie Di Patrizi.

Sipas të përditshmes Oggi, çifti i aluduar ka kohë që dalin bashkë, ndërsa në javët e fundit kanë vendosur të mos fshihen më duke dalë në publik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mario Balotelli

Mirëpo, sulmuesi i Marseille i ka përgënjeshtruar thashethemet duke thënë se nuk është në lidhje me ish-konkurrenten e Amici.

Supermario e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke sqaruar se gjithçka është gënjeshtër dhe se ai nuk është në lidhje me Elodie. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/mb459)