Mario Balotelli ka gjasa që përfundimisht të nënshkruajë për Olympique Marseillen, edhe pse Genoa është duke e monitoruar situatën.
28-vjeçari është i vendosur të largohet nga Nice, ku ka marrëdhënie të ngrira me shokët e ekipit dhe trajnerin Patrick Vieira.
Kontrata e tij pritet të skadojë në qershor, kështu që thjesht mund të ndërpritet me pëlqimin reciprok.
L’Equipe raportoi sot se negociatat mes Marseilles kanë qenë drejt mbylljes pa sukses, pasi ai kërkoi një pagë me vlerë 5 milionë euro në vit.
Megjithatë, Sky Sport Italia është i bindur se Balotelli është afër pranimit të kushteve që të nënshkruajë për pagë 2 milionë euro për pjesën tjetër të sezonit, dhe pastaj të rinegociojnë për edicionin e ardhshëm.
SuperMario ka oferta edhe nga Italia, ku ajo e Genoas është më e mundshmja.
Por çështja e tij është e lidhur me atë të Piatek i cili duhet të lëvizë që italiani të kalojë në Genoa. /Telegrafi/