Site icon Telegrafi

Balotelli kritikon bashkëlojtarët te Nice

Mario Balotelli (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli, është kapur nga kamerat duke kritikuar ashpër bashkëlojtarët, e gjitha kjo gjatë një bashkëbisedimi me Patrick Vieira.

Italiani nuk është i kënaqur me lojtarët tjerë dhe këtë nuk ka ngurruar t’ia thotë edhe trajnerit francez.

“Ata nuk mund të bëjnë dy pasime, është e vështirë të luhet kështu”, thuhet se Balotelli i ka thënë Vieras, në një video që përshkruhet nga gazeta franceze, Nice-Matin.

https://twitter.com/citizengq/status/1073929088526622725

“Kur ne bëjmë stërvitje, sineqerisht mbes pa fjalë”, besohet se ka thënë Super Mario.

Trajneri kështu Vieira ia ka kërkuar italianit që të jetë shembull për bashkëlojtarët dhe të përfshihet sa më shumë në skuadër.

Raportohet se Balo dëshiron të rikthehet në një klub të madh pasi durimi i tij te skuadra franceze ka përfunduar. Në dhjetë ndeshje këtë sezon 28-vjeçari ka dhuruar vetëm një asistim në 10 ndeshje në Ligue 1.

Nice renditet në vendin e shtatë në Ligue 1 me 25 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version