Site icon Telegrafi

Balotelli: Isha afër Juventusit

Mario Balotelli e ka pranuar se ka qenë afër Juventusit para se të shkonte te Milani.

Sulmuesi u kthye në Milano për ta parë nga afër ndeshjen Itali-Gjermani, pasi ai nuk është duke u ftuar nga Giampiero Ventura.

“Para se të kaloja te Milani, isha duke iu bashkuar Juves, por dolën disa probleme dhe transferimi nuk u bë”.

Ai thotë se nëse Nice e fiton titullin do të marr një helikopter dhe do të fluturojë mbi qytet.

Qyteti që i pëlqen më shumë në Itali është Napoli pasi edhe vajza e tij jeton aty. /Telegrafi/

Exit mobile version