Site icon Telegrafi

Balotelli godet rëndë Mourinhon: Duhet të marrë përgjegjësi si burrë

Roma e ka nisur në mënyrë të shëmtuar sezonin e ri në Serie A dhe pas gjashtë ndeshjeve të para për Giallorosët ka ardhur edhe humbja e tretë.

Skuadra e madhe italiane ka vetëm pesë pikë nga gjashtë duele që është shumë pak në krahasim me shpenzimet e bëra.

Jose Mourinho po kritikohet nga të gjitha anët, për faktin se trajneri portugez nuk po merr përgjegjësi kur skuadra e tij po humbet si në mesjavë 4-1 nga Genoa.

Lexo po ashtu Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

I fundit që e ka kritikuar qasjen e Special One ka qenë sulmuesi italian Mario Balotelli i cili ka punuar me Mourinhon në kohën sa ishin të dy te Interi.

A duhet Roma të luftojë për vendin e katërt? “Po, por ka edhe skuadra të tjera të pajisura mirë si Interi, Milani, Napoli, Juve, Atalanta dhe Lazio. Megjithatë, besoj se flasim shumë për problemet në fillim të kampionatit është e padrejtë, është shumë herët”, u shpreh ai.

Më tej Balotelli foli për trajnerin e Romës, Jose Mourinhon, për të cilin u shpreh se duhet të marrë përgjegjësitë si burrë.

Lexo po ashtu Janë shumë poshtë në renditje, Mourinho: Mos e shikoni tabelën tani, në janar nuk do të jemi aty

“Unë them sinqerisht, ndonjëherë ai duhet të marrë përgjegjësi si burrë. Ashtu siç merr lëvdata, është gjithashtu e drejtë të marrësh përgjegjësi”, tha Super Mario.

Mbetet të shihet nëse Jose Mourinho do t’ia kthejë në konferencë për shtyp sulmuesit italian këtë kritik. /Telegrafi/ 

Exit mobile version