Telegrafi

Balotelli gjen golin e parë në Superligën e Turqisë, shënon ndaj Rizesporit

Sulmuesi italian, Mario Balotelli më në fund e ka gjetur golin e parë në Superligën e Turqisë me skuadrën e Adana Demirspor.

Adana Demirspor ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Rizesporit në kuadër të javës së pestë të Superligës turke.

Goli i parë për vendasit u shënua nga sulmuesi i njohur italian, Balotelli, i cili u transferua më bujë në verë te Adana Demirspor.

Balotelli ishte i saktë nga penalltia në minutën e 33-të të ndeshjes, duke e dërguar ekipin e tij në epërsi 1-0.

 

Ky ishte goli i parë për sulmuesin italian në Superligën e Turqisë, pasi deri më tani më shumë ishte i njohur për skandale.

Dy golat tjerë për vendasit u shënuan nga Manuel Vargas (40’) dhe Birkir Bjarnason (66’), ndërsa për mysafirët shënoi Fernando Boldrin (53’). /Telegrafi/